Avokati apel shqiptarëve në Britani: Mos mbani të fshehur të mitur

25 Janar 2023 | 12:45

Avokati Naim Hasani u ka bërë apel shqiptarëve që jetojnë në Britani të Madhe që mos të mbajnë të fshehur të miturit që vijnë nga Shqipëria.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania ai tha se momentalisht 88% të emigrantëve që rezultojnë të humbur në Angli janë shqiptarë.

“Problemi është se të humburit 88% janë shqiptarë. Ka diçka që nuk shkon ose këto fëmijë janë pjesë e rrjeteve të trafikantëve dhe mbahen në vende të ndryshme për qëllime kriminale dhe autoritetet britanike duhet t’i hetojnë dhe t’i kthejnë këta fëmijë në shërbimet sociale, ose është ajo tjetra që personat në Britani i marrin të  afërmit e tyre dhe i mbajnë duke mos njoftuar autoritetet përkatëse.

Përgjegjësia për fëmijët që vijnë të pashoqëruar është e shtetit. Shqiptarët nëse kanë fëmijë të të afërmëve që i mbajnë luten që të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë shërbimet sociale dhe policinë pa vonesë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026