Avokati Beqiri për dhunimin e 22-vjeçares keniane: E zbulova nga një media gjermane
Avokati Idajet Beqiri thotë se është i pari i cili ka zbuluar ngjarjen e rëndë, ku një 22-vjeçare nga Kenia u dhunua barbarisht në Tiranë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Beqiri u shpreh se rastin në fjalë e zbuloi në një media gjermane.
Ai shtoi se artikullin e publikoi në faqen e tij në rrjetet sociale dhe se mediat shqiptare nuk e bënë publike.
“Ngjarja është me të vërtetë makabre. Këtë ngjarje e kam zbuluar unë. Pashë një media gjermane, portal gjerman, nëna e vajzës qante dhe kërkonte ndihmë për ta nxjerrë jashtë shtetit. Kur e mora dhe e përktheva nga gjermanishtja, më rezultoi që kishte ndodhur një krim në datën 13 gusht.
E mora, e hodha në faqen time dhe iu drejtova disa portaleve e mediave që ta bënin publike. Pashë që nuk ishte publikuar asgjëkundi. Mbasi e dërgova, ishte një lloj testimi, pashë që e kishte fshehur edhe media. Duhet të përbënte lajm edhe kur unë ua dhashë mediave”, theksoi ai.
Vajza ndodhet në gjendje të rëndë dhe është e nevojshme që të zhvillojë një ndërhyrje në tru, operacion ky që mund të zhvillohet vetëm jashtë vendit.
Mjekët bëjnë me dije se e reja ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru.
22-vjeçarja punonte në nga kaziontë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.
Kanë qenë shoqet e saj që e kanë identifikuar në gjendje kritike për jetën. Ajo është transportuar fillimisht në QSUT dhe më pas drejt Spitalit të Traumës. E reja ka qëndruar për disa orë në gjendje të rëndë në oborrin e një hoteli.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë