Avokati i Belerit: S’ka asnjë provë, përveç dëshmisë së vëllezërve së dënuar
Është shtyrë për në datën 19 dhjetor seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, në GJKKO.
Shtyrja e seancës ka ardhur pasi Beleri ka refuzuar të dëshmojë si i pandehur në sallën e gjyqit, duke pretenduar se nuk ka besim te drejtësia.
Sipas Belerit, Prokuroria ka qenë e njëanshme, duke mos pranuar asnjë kërkesë të tyre.
Avokati i Fredi Belerit në një dalje për mediat është shprehur se nuk ka asnjë deklaratë përveç të dy vëllezërve që sipas tij janë disa herë të dënuar.
“Ska asnjë provë tjetër përveç deklaratës së dy vëllezërve disa herë të dënuar. Kanë lidhur një plakë atje në Durrës. Janë të dënuar disa herë, i përdor policia”-tha ai.
Gjatë seancës gjyqësore u lexuan edhe 2 dëshmi të Abdyl Ramës, vëllait të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Arsen Ramës.
Kujtojmë se Beleri ndodhet në paraburgim me akuzën për blerje votash për zgjedhjet lokale të 25 prillit të këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë