Avokati i Salianjit i bindur që ndërkombëtarët do reagojnë për dënimin e deputetit
Redi Ramaj, avokati i Ervin Salianji u shpreh i bindur se e ndërkombëtarët do të reagojnë lidhur me vendimin e gjykatës për të dënuar me 1 vit burg deputetin e PD.
Në emisionin Now në Euronews Albania u shpreh se çështja e Salianjit është çështje politike pasi kallëzimi i rremë nuk është vepër penale e qenësishme.
“Do të shohim edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve për çështjen Salianji se ndërkombëtarët dhe ambasadat janë të informuara për çdo hap të çështjes së deputetit dhe pres të ketë reagim, duke parë edhe kuadrin e diskutimit të reformës në drejtësi, është një çështje politike, kjo nuk është çështje e drejtësisë tërësisht. Kallëzimi i rremë nuk është vepër penale e qenësishme. Salianji nuk po akuzohet se është kapur në vjedhje apo korrupsion si pushtetar, nuk ka kryer vrasje nuk ka kryer trafik droge. Nuk ka një shtet të BE që të ketë dënuar dikë për kallëzim të rremë”, tha ai.
Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë
Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)
Aktivisti Arben Kola flet nga protesta: Qëndresa do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë
- 22:14 Trump kërcënon se do të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit nëse nuk arrihet marrëveshja
- 21:59 Mila për Euronews Albania: Sot në PS folëm edhe për protestën, nuk mendohet dorëheqja e as zgjedhjet
- 21:40 Pacientët me sëmundje të rralla në Europë, pa mbështetje psikologjike
- 21:35 Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë
- 21:12 E pranishme në protestë, deputetja Marjana Koçeku reagon për Euronews Albania
- 20:59 “Albania is not for sale”, mesazhet e afishuara nga protestuesit në muret e Kryeministrisë