Avokati i të moshuarës së dhunuar: Lirimi i 3 infermiereve, “ledhatim” nga drejtësia
Avokati i të moshuarës së dhunuar në Pejë, Meshari Selimaj, tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” se lirimi i 3 infermiereve është një “ledhatim” nga ana e drejtësisë.
“Duhet të kemi parasysh mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale. Kemi disa pamje të vrazhda të dhunës që i ushtrohet një të moshuare, e cila përveçse është e moshuar, është dhe e sëmurë, vuan nga një sëmundje e rëndë. Këtu kemi të bëjmë dhe me shkallën e lartë të dashjes,’ – u shpreh ai.
Selimaj, më herët, bëri dhe një shkrim në faqen e tij në Facebook pasi mori lajmin për lirimin e 3 infermiereve.
Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remize Kuqi do të hetohen në gjendje të lirë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.
Ngjarja e ndodhur më 29 tetor shkaktoi reagime të shumta jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar duke qeshur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale