Avokati kërkon 4 orë për mbrojtjen: Thaçi është i pafajshëm, dënimi i tij padrejtësi historike

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
11 Shkurt 2026 | 10:23

Sot nis dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

Luka Misetiç, avokat i Hashim Thaçit, tha në fillim të deklaratës së tij përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë se klienti i tij është i pafajshëm.

Avokati kritikoi mënyrën e mendimit të Prokurorisë së Specializuar, që kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej katër të akuzuarve.

“Hashim Thaçi është i pafajshëm”, tha fillimisht Misetic.

“Para jush keni katër burra, për të cilët ligji thotë që duhet t’i prezumoni të pafajshëm”, tha ai.

Misetiç tha se në këtë pikë trupi gjykues duhet të nisë argumentimin për marrjen e vendimit në këtë rast gjyqësor.

“Kjo është pikënisja juaj kur të filloni argumentimet për marrjen e vendimit. Ne e dimë që në këtë pikë të procedurës ai është i pafajshëm, pasi ligji ju kërkon juve që ta prezumoni atë të pafajshëm”.

Përgjatë fjalës së vet, avokati i Thaçit u ka thënë gjykatësve se shpallja fajtor e klientit të tij do të përbënte “padrejtësi ligjore dhe historike”.

“Argumentet e ZPS-së nuk përbëjnë interpretimin e arsyeshëm të vetëm të provave, që është standardi që duhet arritur që ju të rishkruani historinë e Kosovës, në këtë rast për ta shpallur fajtor Hashim Thaçin. Ka dyshime të bazuara të mjaftueshme për ju që ta shpallni atë jofajtor për të gjitha pikat e aktakuzës”.

Pasi të jepen të gjitha deklaratat përmbyllëse, që parashihet të kryhen deri më 18 shkurt, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, që ka tre muaj kohë për shpalljen e një aktgjykimi.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para

Një turiste rreth 50 vjeçe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje të...
11:24 | 21/07/2026

Rama për Paketën e Maleve: Shitet si akt tradhtie, mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë

Kryeministri Edi Rama këtë të martë në një lidhje live në mediat e tij sociale ka folur lidhur me Paketën e Maleve, për të cilën protestuesit kanë...
10:23 | 21/07/2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, zbulohet mesazhi për deputetët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje lidhur me këtë...
12:47 | 20/07/2026