Avokati Lapaj: Vendi po qeveriset nga minoranca
Avokati Adriatik Lapaj teksa komentoi sondazhin e Euronews Albania u shpreh se aktualisht vendi qeveriset nga minoranca.
Gjatë bisedave në emisionin “Barometri”, avokati nënvizoi se qeverisë së vendit i besojnë 18,5% e qytetarëve, që do të thotë që 1 në 5 shqiptarë mandaton qeverinë.
“I besojnë qeverisë së vendit 18,5% e qytetarëve. Do të thotë 1 në 5 shqiptarë mandaton qeverinë, që do të thotë që ne jemi peng të sistemit zgjedhor, që do të thotë ky vend qeveriset me minorancën më të madhe të mundshme. Ky është deduksioni që bëj unë këtu. Sistemi elektoral bën që një parti politike që sot ka mbështetjen e deklaruar të 18.5% të qytetarëve, pra 1 në 5 qytetarë, arrin dhe mban pushtetin”, u shpreh ai.
Besueshmëria e socialistëve tek qeveria ka pësuar një rënie muajin e fundit.
Sipas sondazhit të Barometit në Euronews Albania besueshmëria e votuesve të PS-së për muajin shtator ishte 58.5%, ndërkohë që në muajin tetor ka pasur një rënie në 50.8%.
Por në ketë periudhë është rritur numri i socialistëve neutral. Ndërsa është rritur numri i votuesve të PS që kanë humbur besimin tek qeveria nga 10.8% në shtator, numri i atyre që nuk i besojnë qeverisë ka shkuar në 11.4 në tetor
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni