Avokati: Pensionistët janë paguesit më të rregullt të faturave
Avokati Gent Serani tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se pensionistët, pavarësisht të ardhurave shumë të vogla janë qytetarët modelë të shoqërisë.
Serani u shpreh se të gjitha të dhënat tregojnë se pensionistët një pjesë të mirë të pensionit e shpenzojnë për të qenë korrektë me shtetin, duke qenë paguesit më të rregullt të faturave të ujit dhe energjisë.
“Janë të vetmit qytetarë në Shqipëri që ndjekin sistemin e referimit përmes mjekut të familjes se nuk mund të shkojnë në spital privat, edhe pse mjekimi nuk ka atë efikasitet që mund të ketë shërbimi në privat. Janë paguesit më të rregullt të faturave të energjisë elektrike dhe të ujit. Ndërkohë që pjesën më të madhe të pensionit e harxhojnë vetëm për të qenë të korrekt me faturat. Nga ana tjetër rimbursimin e energjisë elektrike, nga 600 mijë pensionistë, vetëm 110 mijë e përfitojnë”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë