Avokati publikon dokumentin, personi që futi në kurth Belerin i dënuar për mashtrim
Temë e emisionit Review në Euronews Albania, ishte arrestimi i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri dy ditë përpara zgjedhjeve.
Avokati Genc Gjokutaj tha se përgjimi i kryer ndaj Belerit dhe akuza për blerje votash mund të jetë një inskenim nga policia dhe ndaj i bëri thirrje SPAK të marrë nënë hetim dhe policinë.
Sipas avokatit ajo që kompromenton më tepër hetimin është se personi që aludohet se futi në kurth Belerin, si i infiltruar i policisë, është Arsen Rama, një person i dënuar më parë për mashtrimin e një të mituri.
“Kjo është e tmerrshme! Të arrestohet kandidati i opozitës dy ditë përpara zgjedhjeve, me një të dënuar për mashtrim. Unë ju jap vendimin e gjykatës që ai është i dënuar për mashtrim”, tha Gjokutaj.
Në dosjen e prokurorisë ndaj Belerit thuhet se shkëmbimi i parave mes bashkëpunëtorit të Belerit dhe Arsen ramës ka ndodhur në tualetin e një hoteli.
“Më datë 10.05.2023 shtetasi A.R ka komunikuar në telefon me shtetasin Alfred Beleri dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Alfredi i ka thënë se do e verifikonte një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për t’u takuar. Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023 ata janë takuar në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit “Galateria”, ku sipas bisedave të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën e personave të dorëzuar nga shtetasi A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës, pro kandidatit Bleri. Në përfundim të bisedës Beleri i ka premtuar shtetasit A.R se do të paguante shumë prej 50 eurosh për çdo person dhe shumë 300 euro për shtetasin A.R, nëse shtetasi do të verifikonte se vota është hedhur pro tij.
Po më datë 11/05.2023 është zhvilluar një takim midis shetasit A.R dhe Belerit jashtë ambienteve të lokalit “Gelateria”, ku kanë biseduar për personat që janë në listën dhe mënyrën se si do jepen shumat e parave.
Në vijim të kësaj bisede gjatë mbasdites së datës 11/05/2023, rreth orës 21:47, A.R ka komunikuar me Belerin në lidhje me një takim me shtetasin me emrin Pandeliu dhe i ka thënë që do ti thotë ta marrë në telefon Pandel. Më pas shtetasi A.R është takuar me tek lokali Galateria. Të dy janë ulur brenda lokalit dhe Pandeliu i ka marrë telefonin shtetasit A.R dhe i ka lënë në banak së bashku me telefonin e tij. Më ata kanë biseduar në lidhje me zgjedhjet dhe listën që shtetasi A.R i kishte dorëzuar Belerit. Më pas Pandeli Kokaveshi i ka kërkuar të shkonte me të dhe së bashku kanë shkuar drejt tualetit dhe i ka dhënë një shumë monetare, prej 40.000 lekë. Shtetasi A.R e ka pyetur si ti ndante, nga 5.000 lekë secili, dhe ai ka pohuar që po”- thuhet në dosjen hetimore.
LEXO GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme






