Avokati serb: Opozita e dobët përballë Vuçiç, ja pse pranoi zgjedhjet e parakohshme
Serbia mban sot zgjedhjet përgjithshme, të pestat në një dekadë, me opozitën që po sfidon dominimin e presidentit populist Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij, në një kohë tensionesh politike e sociale të lidhura me drejtimin e vendit.
Cedomir Stojkoviç, avokat dhe aktivist në Serbi tha në një intervistë për Euronews Albania se këto zgjedhje nuk pritet të sjellin asgjë në Serbi ku qeveria dhe presidenti Vuçiç kontrollojnë gjithçka.
“Mendoni se do ketë ndryshim në zgjedhje në Korenë e Veriut? Absolutisht jo, se qeveria kontrollon gjithçka, edhe mendimet e popullatës, njerëzit në Serbi nuk kanë demokraci dhe një mënyrë për t’u informuar pasi çdo mediat është nën kontrollin e Vuçiç dhe partitë opozitare janë tërësisht të pafuqishme për të arritur ndryshimin. Ka një revoltë të qytetarëve ndaj kësaj qeverie, po Vuçiç përmes propagandës mban mendësinë e serbëve. Këto zgjedhje erdhën se Vuçiç i thirri, kështu që nuk mund të luash një ndeshje futbolli ku e di që do humbësh, e organizon në rregullat e tua kur e di që do e fitosh. Këto zgjedhje erdhën se Vuçiç pati një presion të jashtëzakoshëm nga perëndimi për shkak të sulmit në Banjskë dhe moszbatimit të marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhjet në Serbi, gazetari nga Presheva: Shqiptarët rrezikojnë humbjen e mandatit
- Banorët serbë të Kosovës organizohen për të votuar në Serbi
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës