Avokati serb tregon arsyen se pse ai vetë kallëzoi Radojiçiçin
Avokati Cedomir Stojkoviç ka kallëzuar Milan Radojiçiç për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë një nga efektivët e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sipas tij Serbia nuk do ta bënte kurrë këtë kallëzim, pavarësisht se bëhet fjalë për terrorizëm sepse Serbia e ka krijuar vetë atë kriminel.
“Unë vendosa që të marr këtë hap sepse është terrorizëm. Organizimi i çdo lloj grupi paraushtarak në territorin e Evropës e sidomos në territorin e Serbisë, është sipas ligjit, konsiderohet si një akt terrorist i cili është i ndaluar dhe në fakt prokurori e akuzoi zotin Radoiçiç për armëmbajtje pa leje dhe kjo është qesharake pasi nëse unë personalisht do të kisha mbajtur me vete kaq shumë municion, kaq shumë armë ushtarake dhe do të afrohesha te Presidenca e Serbisë, askush nuk do të më arrestonte për armëmbajtje pa leje. Të gjithë ama, do më akuzonin për terrorizëm dhe do të më arrestonin për terrorizëm sepse kështu është rasti,” – u shpreh Stojkoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm