Avokati Stojkoviç për atentatin e Kurtit: Rusia po nxit konflikt në Ballkan
‘Plan për atentat nga Serbia për të vrarë Albin Kurtin’.
Kështu raportuan mediat në Kosovë, duke ju referuar burimeve nga institucione të sigurisë në Kosovë, që bëjnë të ditur se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit në Shkup, mbrëmjen e të premtes.
Nga vizita e tij në Maqedoninë e Veriut Albin Kurti deklaroi se nuk u ndje i kërcënuar pas raportimeve që u bënë në media të ndryshme se kishte pasur një kërcënim me jetë dhe tentative për atentat ndaj Kryeministrit të Kosovës.
Ndërkohë avokati Çedomir Stojkoviç në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se interesi i Rusisë është që të nxis konflikt në Ballkan.
Sipas tij për këtë ai po përdor Serbinë pasi kjo e fundit është qeveri pro-ruse.
“Kur vjen puna te ekzekutimi i një figure politike, shkon përtej besimeve tona. Nëse ecim me instinktet tona, mund të nxisim konflikte. Duhet të bëjmë lëvizje bazuar te faktet. Interesi i Rusisë është që të ndikojë në këtë zonë dhe të krijojë konflikt. Interesi i Rusisë është që të përdor një qeveri pro-ruse siç është Serbia për të dhënë ndikimin e saj”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Emigranti nga Italia: Shqiptarët duan lekë, janë kapot e bandave të drogës
- Vetëvrasja e 27-vjeçares, kush është personazhi i Tik Tok që publikoi foton intime
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar