Babain ia vranë serbët në detyrë, djali i Afrim Bunjaku prek me fjalët në përkujtim
Në akademinë përkujtimore të mbajtur në nder të policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, emocionet më të mëdha erdhën nga fjalët e djalit të tij. Para të pranishmëve, ai ndau dhimbjen e humbjes, por edhe krenarinë për figurën e të atit, i cili u vra dy vite më parë gjatë sulmit në Banjskë nga forcat paramilitare serbe.
“Kanë kaluar 2 vite nga ajo ditë e dhimbshme kur ai ra heroikisht, por plagët e mungesës së tij nuk shërohen kurrë. Çdo mëngjes kur zgjohem e ndjej boshllëkun që kalon, e kujtoj buzëqeshjen e fjalët e tij,” tha ai me zërin që dridhej nga emocioni.
Megjithatë, përtej dhimbjes, ai tregoi se ndjen krenari për sakrificën e babait të tij: “E di se ai ra për një ideal më të madh, për atdheun, për kufijtë, për Kosovën tonë. Është e rëndë ta them, por prapë se nuk është më pranë meje, unë ndihem krenar që e pata një baba si ai.”
Në fund, mes lotëve dhe duartrokitjeve të pranishmëve, ai shtoi:
“Babai im nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës. Babai im, prehu i qetë, ne do të ndjekim rrugën tënde dhe do të kujtojmë gjithmonë me lot dhe me krenari.”
Në akademi morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, drejtues të Policisë së Kosovës dhe krerë të shtetit. Sot shënohen 2 vite nga rënia e heroit Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë një përballjeje me forcat e armatosura serbe në Banjskë të Zveçanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë