Bajram Begaj votohet sot në Kuvend si kreu i ri i shtetit

4 Qershor 2022 | 09:36

Kreu i Forcave të Armatosura, Bajram Begaj i prezantuar një ditë më parë si kandidati zyrtar i Partisë Socialiste për president, pritet të votohet sot si kreu i ri i shtetit.

Kandidatura e Begaj do të kalojë për votim në Parlament në orën 18:00, ku do të duhen të paktën 71 vota për t’u zgjedhur si kreu i ri i shtetit.

Nëse zgjidhet, Bajram Begaj do të jetë Presidenti i 7-të i Shqipërisë në 32 vite pluralizëm politik pas Sali Berishës, Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut, Bamir Topit, Bujar Nishanit dhe Ilir Metës.

Begaj, i cili ka një karrierë më shumë se 30-vjeçare në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, prej vitit 2020 shërben në rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Më parë ai ka shërbyer në disa poste të rëndësishme si Komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, Kryeinspektor, dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026