Balkan Talks | Bahri Cani: Në aktakuzë s’ka asnjë shkronjë për trafikim organesh
Çështja e gjykimeve të luftëtarëve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës është një prej temave përfundimisht më të rëndësishme me të cilat po përballet Kosova edhe sot 20 vite nga lufta në Kosovë dhe gati 30 vite nga fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë. Për të folur për këtë temë sot në Balkan Talks është i ftuar zoti Bahri Cani publicist dhe ekspert i çështjeve të politikës serbe.
Për bazë në aktakuzën e ngritur kundër katër figurave politike është marrë për bazë raporti I Dick Martin në Këshillin e Evropës. Zoti Cani shpjegon pse ka ndodhur kjo.
“Këtë mbështetje kaq të fortë e ka marrë në këshillin e Evropës duke falenderuar edhe forcave të tjera. Raporti është bërë në fakt në bazë të pretendimeve që aty ka pasur trafik të organeve njerëzore. Mirëpo në aktakuzën e tanishme kundër presidentit Thaçi, zotit Veseli kundër Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit të cilët përmenden shumë shpesh edhe në raportin e Dick Martin nuk figuron asnjë shkronjë për trafikimi organesh,” – tregon zoti Cani.
Zyrtarët serb nuk e kanë fshehur faktin që kanë ndihmuar në këto aktakuza. Zoti Cani shpjegon se pse nuk e kanë fshehur.
“Po pse ta fshehin Zoti Thaçi është akuzuara nga gjykatat serbe që në vitet ’90 me heqje lirie me burg në mungesë natyrisht. Beogradi është i kënaqur me hapjen e këtyre procese,” – thotë Bahri Cani.
Por si është arritur të krijohej kjo dhomë speciale në Hagë sipas Bahri Cani.
“Nuk thashë që është një gjykate e pabazë, gjatë luftës në Kosvës ka pasur edhe krime ndaj civilëve serb ose ka pasur krime dhe ndaj shqiptarëve të paktën kështu pretendon prokuroria. Këto akuza duhet të zbardhen nga gjykata dhe të hiqet kjo njollë ndaj UÇK-së,” – rrëfen zoti Cani.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta