Balla: Miratimi i IBAR, nesër u kalon ambasadorëve të vendeve anëtare
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit europian, teksa raporti i piketave të ndërmjetme pritet të kalojë të premten në Komitetin e Përfaqësuesve, ndërsa javën e ardhshme do të zhvillohet Konferenca Ndërqeveritare.
Sipas Ballës, këto zhvillime përbëjnë hapa kyç në ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa ai theksoi edhe vlerësimet që, sipas tij, Gjermania i ka bërë Shqipërisë në fushën e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Jemi në përmbyllje të një jave brenda së cilës BE në respekt të procedurave burokratike kalon nga grupi i punës te Komiteti i Përfaqësuesve nesër ku në njëfarë mënyre miratohet gjithë ajo punë kolosale e bërë nga shumë institucione shtetërore të përfshirë në këtë proces të adresimit të piketave të ndërmjetme,” u shpreh Balla.
Ai shtoi se janë identifikuar mbi 92 çështje që duhej të adresoheshin, duke e cilësuar kapitullin “Themeloret” si një nga më të rëndësishmit në procesin e anëtarësimit në BE.
“U identifikuan më shumë se 92 hendeqe që duheshin adresuar dhe ‘Themeloret’ në historinë e BE janë ato që hapen të parat dhe mbyllen të fundit, por në rastin e Shqipërisë… Shqipëria me reformën në drejtësi, vettingun, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është një model për vendet e tjera që aspirojnë,” tha ai.
Duke folur për propozimin e anëtarësimit gradual në Bashkimin Europian, Balla u shpreh se kjo qasje nuk e dëmton Shqipërinë, duke theksuar se synimi mbetet përmbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027.
“Nuk duhet të kemi frikë që anëtarësimi me faza na dëmton. Përkundrazi… ambicia jonë për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027 përputhet me programin e dakordësuar,” tha Balla.
Ai shtoi se procesi i mëtejshëm i ratifikimit u takon vendeve anëtare të BE-së dhe mund të përfshijë edhe procedura të gjata parlamentare apo referendume.
“Nga ai moment, topi është në fushën e tyre. Procesi i ratifikimit është i gjatë,” përfundoi ai.
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Sot dita e 51-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Opozita bllokoi foltoren, Kuvendi miraton kërkesën e Ballës për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese
- 13:28 SHBA godet një objektiv në perëndim të Iranit
- 13:17 Plagosen 3 persona pas sulmit në një anije në Detin e Zi
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë