Balla në Presidencë, takim me Begajn për datën e zgjedhjeve
Mëngjesin e sotëm, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në ambientet e Presidencës, ku po zhvillon një takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mes Ballës dhe Begajt po diskutohet për datën e zgjedhjeve lokale.
Ndërkohë, sot në orën 11:00 do të ketë një takim mes Shpëtim Idrizit dhe Mesila Dodës me presidentin për datën e zgjedhjeve.
Zgjedhjet pritet të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit, siç e parashikon edhe Kushtetuta.
Më herët, presidenti Begaj ka zhvilluar takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe përfaqësues të opozitës.
Pas takimit me Begajn dje, Enkelejd Alibeaj tha se temë diskutimi në takim ishte data e zgjedhjeve lokale, ndërsa shtoi se i propozoi një datë mes 15 prillit dhe 15 majit.
Më tej, Alibeaj zbuloi se i ka kërkuar Begajt që data e zgjedhjeve lokale të mos bëhet pengesë për miratimin e reformës territoriale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta