Balla-opozitës: Pas 3 marsit nuk do të jeni më kështu, Gjykata do marrë vendimin
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që problemet e brendshme të partisë së tyre të mos i sjellin në Kuvend.
Në fjalën e saj ai theksoi se situata në Kuvend nuk do të jetë e njëjtë si sot pasi pas datës 3 mars Gjykata do të marrë vendimin, duke lënë të nënkuptohet që vula e PD-së do i jepet Enkelejd Alibeajt.
“Kuvendi në seancën e datës 23 janar ka ngritur ju një Komision për ndryshimet në ligj. E vërteta është se na duhen domosdoshmërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Thirrja ime sot është që kjo seancë dhe shfaqje këtu nuk ka të bëjë me Komisionin Hetimor, me McGinigal por e gjitha kjo bëhet për të intimiduar drejtësinë. Kuvendi nuk mund të zhvillojë punimet me këtë qasje.
Mësoni të bëni kërkesa te Byroja Kuvendit. Duhet të vini me një provë shtesë. Në këto kushte thirrja ime miqësore është që ne nuk jemi aspak të kënaqur që të marrim vendime për përjashtime nga Kuvendi. Tërhiquni nga kjo qasje. Pas datës 3 nuk do të jeni më kështu, Gjykata do të marrë vendim. Problemet e të partisë mos i sillni këtu”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Ngrini komisionin sot”- Zhupa debat me Ballën. Socialisti: Po intimidoni drejtësinë
- Boçi: Po shkelni me këmbë Kushtetutën, Rama të vijë në seancë, është urgjente
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)