Balla sulmon Metën e Berishën: ‘Non gratat’ po sulmojnë të përndjekurit
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla sulmoi Sali Berishën dhe Ilir Metën për deklaratat e tyre në drejtim të kryetares së Autoritetit të Dosjeve lidhur me të ashtuquajturën dosja e I.M.
Nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së të enjtes, Balla tha se është e papranueshme se si një non-grata dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të sulmojnë të përndjekurit politikë.
“Autoriteti i Dosjeve është vënë sot qoftë nën sulmet e non gratës dhe të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Ish-sekretarë partie dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit hedhin baltë mbi të përndjekurit që janë sot në bordin e autoriteti, që kanë alarmuar Kuvendin. Unë dhe zoti Meta, kur zoti Meta ishte kryetar Kuvendi e kemi mbështetur së bashku zonjën Genta Sula si kryetare e Autoritetit. Pak javë më parë e votuam me konsensus. Genta Sula na doli patronazhiste”, tha Balla.
Balla kërkoi edhe nga deputetët e opozitës që ta mbështesin autoritetin në këtë rast.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët e PD bllokojnë foltoren, kalohet në votim rendi i ditës pa diskutim. Ndërpritet seanca për 5 minuta
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
- 15:20 Dosja “Metamorfoza”, GJKKO dënon biznesmenin Pëllumb Gjoka me 6 vite burg
- 15:19 Pezeshkian: Marrëveshja me SHBA, një mesazh nga një Iran i fortë
- 15:16 I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
- 15:15 Deputetët e PD bllokojnë foltoren, kalohet në votim rendi i ditës pa diskutim. Ndërpritet seanca për 5 minuta
- 14:56 Raporti, vajzat e reja më të ekspozuara se djemtë ndaj gjuhës së urrejtjes
- 14:43 Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën