“Balla tha se e di kush ishte me trafikantët e Xibrakës”, avokati: SPAK s’e ka…
Avokati Redi Ramaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se SPAK s’e ka bërë detyrën lidhur me denoncimin e Gazment Bardhit për dyshime të përfshirjes së vëllait të kryeministrit në dosjen Xibraka, duke mos hetuar në mënyrë shteruese.
Sipas tij për të shuar tymnajën politike, SPAK duhet të kishte pyetur persona që kanë dije për çështjen, siç është Taulant Balla i cili nga foltorja e Kuvendit ka thënë se di kush është personi në makinën e trafikantëve.
“Vetë deklarata e SPAK kuptohet që thote se është vendosur pezullimi i hetimeve, që do të thotë nuk kemi autor për një vepër penale të caktua dhe kjo do të thotë që hetimi duhet të vazhdojë nga organe të tjera si policia. Nuk i është dhënë në zgjidhje përfundimtare çështjes, për të hequr tymnajën politike. Nëse janë bërë hetime të tjera shtesë dhe nëse janë marrë persona që mund të kenë dijeni për çështjen për t’u pyetur. Kemi një deklarim të Ballës në kuvend që thotë, unë e di se kush është personi që ju thoni është vëllai i kryeministrit dhe për të shuar tymnajën politike besoj se SPAK s’e ka bërë detyrën për një hetim të plotë dhe të qenësishëm”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 10:07 PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve
- 10:04 Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit
- 09:59 Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës
- 09:57 Protesta te Parlamenti, deputetët hyjnë më herët; Rama nuk pritet të jetë në seancë
- 09:46 Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare
- 09:42 OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane