“Ballkani kontrollohet nga krimi i organizuar”, Elezi zbulon shtetin problematik

8 Maj 2023 | 11:00

Analisti Bedri Elezi lëshoi deklaratën e fortë duke thënë se Ballkani kontrollohet nga krimi i organizuar.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se grupet kriminale kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në rajon e sidomos në Serbi .

Sipas tij ka pasur raste kur dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është ndjerë i kërcënuar.

“Përpos grupeve kriminale serbe, përfshihen dhe grupet kriminale ruse që kanë pasur  ndikim të jashtëzakonshëm në rajon, sidomos në Kosovë. Kemi pasur raste ku Vuçiç dhe struktura të caktuara kanë qenë të kërcënuara nga grupet kriminale. Ballkani është në një situatë serioze përsa i përket krimit të organizuar. Në këtë pikë asnjë  vend në rajon, as Kosova, as Shqipëria, por jo në nivelin që është Serbia. Kjo është arsyeja që BE heziton që të na bëjë pjesë të familjes së tyre sepse djem dhe vajzat tona kanë aktivitete të rrezikshme në Europë dhe në botë”- tha ai.

Elezi mes tjerash theksoi se strukturat kriminale kanë ndikim në Ballkan dhe pse jo te organizimi i jetës shoqërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026