Ballkani sfidon Dinamo Zagreb, në kërkim të fitores, luhen ndeshjet e dyta në grup
64 skuadra zbresin në fushë në dy kompeticionet e radhës evropiane, teksa parashikohen disa përballje interesante. Në Ligën e Konferencës luan Ballkani në ndeshjen e dytë në fazën e grupeve, teksa pret në shtëpi Dinamon e Zagrebit, me kroatët të cilët e nisën rrugëtimin e këtij sezoni me një fitore të madhe.
Tek skuadra nga Suhareka, atmosfera është pozitive në kampionat, ndërsa Emërllahu është mungesa e vetme. Ndeshja tjetër e grupit C është ajo mes Astanës dhe Plzenit.
Europa League po ashtu vjen me 16 përballje, ku siç dihet tanimë marrin pjesë dhe emrat e mëdhenj të futbollit evropian. Pas fitores në Austri ndaj Lask Linz, Liverpooli kërkon një tjetër 3 pikësh, për të lehtësuar situatën në grupin E, ndërsa përballet në mbrëmje me Royal Union. Përballja tjetër është ajo mes Toulouse dhe Lask që luhet në Francë.
Nënkampionët e Romës përballen me Servetten, ndërsa fitorja ndaj Sheriff u mundësoi 3 pikët e para në grup. Dy skuadrat nuk janë përballur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në një ndeshje zyrtare, teksa miqtë në kampionatin aktual në Zvicër renditen në vendin e 8-të. Në fushë po ashtu pritet të zbresin dhe disa lojtarë shqiptarë, mes tyre dyshja Xhixha-Muçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)