Balluku çel garën ndërkombëtare të ndërtimit të hekurudhës Vorë – Hani i Hotit
Zëvendës kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka mbajtur një fjalim këtë të mërkurë sa i përket hapja së garës ndërkombëtare për linjën hekorudhore Vorë – Hani i Hotit
Ajo ka dhënë detaje se si do të ndikojë kjo hekurudhë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
“Të nderuar pjesëmarrës dhe koleg, kënaqësi të jemi këtu për të vendosur një gur kilometrik pasi bëhet fjalë për një pjesë tjetër të hekurudhës shqiptare, një nga mjetet e transportit më të rëndësishme për politikat e BE pasi ka një impakt të madh në zhvillimin ekonomik e social të vendit.
Duke nisur nga dje sa i përket çeljes së grup kapitujve të nxjerrë për fazat e negocimit, kjo hekurudhë ka një domethënie shumë të madhe. Sot çelim garën ndërkombëtare të ndërtimit të hekurudhës”, tha Balluku.
Ndër të tjera, ajo tregon dhe disa nga teknikat që do të sjellë kjo linjë hekurudhore.
“Hekurudha lidh Shqipërinë me Malin e Zi, një vend me të cilin ndajmë histori dhe aspiratën e madhe për tu bërë sa më parë anëtarë të BE. Transporti ndërlidh jo vetëm me Ballkanin Perëndimor por e bën Shqipërinë pjesë të korridoreve Pan-Europiane.
Projekti i ri sjell një linjë hekuruodhe prej 120 kilometrash e cila nis në Vorë dhe përfundon në Han të Hotit, ku parashikohet të ndërtohen 12 stacione. Pra kjo hekurudhë do të ketë 12 ura dhe një tunel të vendosur në zonën e Lezhës prej 120 metra. Studimet e kryera tregojnë se kjo rrugë hekurudhore do të përshkohet për 2 orë mesatarisht dhe do të ketë një fluks vjetor të 2.3 milionë pasagjerëve ose 900 mijë ton ngarkesash mall në vit”, shpjegoi Belinda Balluku.
Ajo shtoi gjithashtu se në fazën e ndërtimit të kësaj hekurudhe pritet të angazhohen gjithashtu 1 mijë persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm