Balluku: Tuneli i Murrizit, e vetmja nyje që duhet zgjidhur në Rrugën e Arbrit
Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se tuneli në Murriz, mbetet e vetmja nyje për t’u zgjidhur në Rrugën e Arbrit.
Nga Dibra, Balluku u shpreh se rruga nuk ka përfunduar ende, pasi në atë zonë gjeologjia është argjilore dhe duhet të armatohet sa herë që hapet.
Balluku nënvizoi se shumë shpejt do të jetë e kalueshme rruga në pjesën e Qafës dhe Buallit dhe Planit të Bardhë.
“Bujqit e Dibrës, është nder që na përfaqësojnë në tregjet ndërkombëtare, me eksportet e tyre, duke nisur nga mollët, qershitë, patatet. Të gjitha këto janë të lidhura me Rrugën e Arbrit. Me atë rrugë që mund të ketë ngecur në tunelin e Murrizit, sepse gjelologjia është argjilore dhe duhet të armatohet sa herë që hapet. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të përfundojë.
Dy pikat më problematike që kanë rrëshqitje të skarpateve që janë ndërtuar në 2009 nga këto mjeshtrat që gënjejnë, sot po mbarojnë një procedurë për t’i bërë të dyja ato pika të aksesueshme dhe të kalueshme. Menjëherë, pjesa e Qafës së Buallit dhe Planit të Bardhë do të jetë e hapur. E vetmja nyje për t’u zgjidhur, mbetet Murrizi, por që padyshim edhe atë do ta mbarojmë, siç e kemi parashikuar në afatin 17 mujor të shtyrjes”, theksoi Balluku.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta