Bamir Topi: Kam 12 vite që nuk flas fare me Berishën, si ka qenë bashkëpunimi ynë

19 Qershor 2024 | 12:05

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, tha se ka të paktën 12 vite që nuk ka asnjë lloj komunikimi me kryedemokratin Sali Berisha.

Komentet Topi i bëri teksa ishte i ftuar në Euronews Albania, ku tha se gjatë kohës që bashkëpunonte me Berishën kishte një komunikim shumë zyrtar e serioz.

Sipas Topit, Berisha ka krijuar shkollën e tij politike dhe i qëndron besnike asaj, por shtoi se tani koha ka ndryshuar.

“Kam së paku 12 vite që nuk kam asnjë lloj komunikimi me Berishën. Ndërsa për ta njohur e kam njohur para viteve 90-të, në rrethana të tjera jopolitike. E kam ndarë Berishën në dy pjesë përsa i përket figurës së tij. Gjatë kohës që unë kam qenë në bashkëpunim me të në PD, ka qenë një bashkëpunim shumë serioz.

Madje marrëdhëniet e mia nuk ishin marrëdhënie ku dominonte një komunikim shoqëror, ishte thjeshtë zyrtar. Pra kanë qenë thëllësisht serioze, bashkëpunuese, politike. Më pas ishte politika, interesat politike, unë kam qenë jashtë interesave politike sepse kam qenë kryetar shteti, më interesonin gjëra të mëdha për Shqipërinë.

Erdhi koha që rrugët u ndanë. Nuk ka njeri që të mos ndryshojë. Berisha ka krijuar shkollën e tij politike dhe i qëndron besnik tezave e mënyrës së tij të komunikimit, por është kohë tjetër”, tha Topi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026