Bankat fshinë 7 miliardë lekë kredi të humbura vitin e kaluar

2 Maj 2026 | 20:18

Vlera e kredive të fshira nga sektori bankar u rrit për vitin 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar bankat nxorën jashtë bilanceve rreth shtatë miliardë lekë kredi të humbura, 192% më shumë krahasuar me një vit më parë. Rreth 85% e vlerës së kredive të fshira u takonte bizneseve.

Që nga janari 2015, kur nisën të zbatoheshin kërkesat rregullatore për nxjerrjen e kredive të humbura jashtë bilanceve, bankat kanë fshirë rreth 90 miliardë lekë kredi të humbura.

Fshirja bëhet me qëllim uljen e raportit të kredive me probleme të bankave, por, nuk ka ndonjë impakt në performancën e tyre financiare, sepse kreditë e klasifikuara si të humbura janë të provigjionuara në masën 100%, para fshirjes së tyre nga bilanci.

Në përpjekje për të nxitur pastrimin e mëtejshëm të portofoleve, Banka e Shqipërisë në vitin 2020 vendosi shkurtimin e afatit për nxjerrjen jashtë bilancit të kredive të humbura në dy vjet, nga tre vjet që kishte qenë më parë.

Raporti i kredive me probleme vitin e kaluar ra në 3.8%, nga 4.2% që kishte qenë në fund të vitit 2024, duke prekur nivelin më të ulët të 15 viteve të fundit.

Në vlerë, stoku i kredive me probleme shënoi vlerën e 36 miliardë lekëve dhe brenda këtij portofoli, është vënë re zgjerim i stokut të kredive me probleme të klasifikuara si “të dyshimta”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026