Bankat shqiptare kredi në Ukrainë, Sejko: 1 ka blerë letra me vlerë të Rusisë
50 milionë euro të aseteve të sektorit bankar shqiptar janë të ekspozuara ndaj konfliktit Rusi-Ukrainë si kredi e dhënë në këto shtete.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se kjo shumë nuk përbën problem për sistemin vendas, pasi zë 0.34% të totalit të aseteve bankare.
“Vetëm 0.34% e aseteve janë të ekspozuara si kredi e dhënë për rezidentët në këto vende”, tha Sejko.
Po ashtu kreu i Bankës Qendrore tha se 1 bankë shqiptare ka blerë letra me vlerë të shtetit rus.
Në një raport të detajuar të dërguar pranë kryeministrit, Banka e Shqipërisë ka analizuar rreziqet që mund të vijnë nga konflikti Rusi-Ukrainë.
Në raport rezulton se disa banka që kanë degë në Shqipëri kanë filiale në këto shtete, por risku i ekspozimit të tyre është i ulët.
Të vetmin sinjal të kuq, Banka Qendrore vlerëson nivelin e lartë të inflacionit, i cili për këtë vit do të jetë 6.2%, duke shënuar rritjen më të lartë të dekadës së fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Pas Zelenskyy-t, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive