Euronews Albania në fshatin e origjinës së terroristit, banorët të tronditur për sulmin në Austri

3 Nëntor 2020 | 15:22

I dyshuari kryesor për sulmin terrorist në Austri mendohet se është Kujtim Fejzullahu me origjinë nga fshati Çellopekë në Tetovë. 20-vjeçari njihet shumë pak nga banorët e këtij fshati, pasi ai kthehej atje vetëm për disa ditë pushime.

Banorët janë shprehur për gazetaren e Euronews Albania, Ferikan Iljazi se nuk kanë parë asnjëherë shenja radikalizmi tek Kujtimi apo familja e tij.

Ata shprehin konsideratë për familjen Fejzullahu dhe asnjëherë nuk kanë vërejtur për djalin e vetëm të tyre shenja të radikalizmit (familja ka dhe një vajzë).

Pjesëtarë të familjes së afërt nuk dëshirojnë të flasin për atë që ka ndodhur. Për shtëpinë kujdeset gjyshi i 20-vjeçarit, i cili për shkak të trishtimit të thellë nuk gjen dot fjalët. Atyre ende nuk u besohet që djali i tyre ka mundur të kryejë një akt të tillë.

Të gjithë me lot në sy dhe refuzojnë që të dalin para kamerave. Drojë shfaqin dhe banorët e fshatit. Frikësohen se pas ngjarjes mund të njollosen me epitetin e radikalizmit pas kësaj.

Banorët thonë se e njohin personalisht të riun shumë pak pasi ai kthehej në Maqedoninë e Veriut vetëm për pushime dhe nuk kishte kontakt me ta.

Ata tregojnë se, hera e fundit oshte gjatë vitit të kaluar për pushimet dimërore. Mësohet se, në Austri nuk ka jetuar me prindërit por ka qëndruar ndarazi në një banesë tjetër.

 

Lexoni gjithashtu:

Terroristi me origjinë shqiptare, ministri austriak: Kujtim Fejzullahu vjen nga RMV

Autori i sulmit terrorist në Vjenë dyshohet të ketë qenë me origjinë shqiptare

Udhëheqësit shqiptarë mesazhe ngushëllimi Austrisë për sulmin terrorist

Sulmi terrorist në Vjenë, katër të vdekur dhe disa të plagosur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026