Banorët e fshatit ukrainas përballen me shkatërrimin e lënë pas pushtimit rus
Mikola Kravchenia, një banor i një fshati në veriperëndim të Kievit, thotë se trupat ruse vranë djalin e tij gjatë pushtimit të këtij rajoni.
Djali i tij ishte një nga 40 njerëzit që u vranë në Andrivka, ku gjashtë prej tyre u varrosën së fundmi në varrezat e fshatit.
“Ata erdhën, na thanë të dilnim nga shtëpia. Unë dhe gruaja ime dolëm nga shtëpia, me armë në kokë. Gruan time e lanë të shkojë, por ajo u tha se ka dy fëmijë, duke thënë mos më vrit mua, por ata e qëlluan. Nuk kam më lot. Çfarë mund të bëj? Gjëja më e rëndësishme është se (djali im) nuk e tradhtoi Ukrainën. Kjo është më e rëndësishmja”, tha ai për Euronews.
Rreth 1000 njerëz jetonin në fshatin 60 kilometra në veriperëndim të Kievit përpara luftës, ku shumë u larguan para fshati të pushtohej plotësisht nga trupat ruse, të cilët nuk kursyen asnjë shtëpi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:08 E fundit/ Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim