Banorët e lagjes 5 Maji: Po humbim pasurinë e gjithë jetës

7 Shkurt 2022 | 17:50

Banorët e lagjes 5 Maji në Tiranë jetojnë çdo ditë me ankthin e shembjes së banesave për shkak të projekteve të Bashkisë.

Banorët thonë se shtëpitë janë prona e vetme ku kanë investuar kursimet e gjithë jetës.

Këto janë 48 orët e fundit që Alti Hoxha, gruaja dhe dy fëmijët do të kalojnë në shtëpinë e tyre.

Banesa në zonën e 5 Majit ku jetojnë prej 30 vitesh, do të shembet për shkak të projektit të rindërtimit.

“200 mijë euro vetëm material. Le ta prishin kështu siç është, nuk heq asnjë dritare dhe derë” shprehet Alti.

Çdo të ardhur që ai ka fituar në emigrim e ka investuar në këtë shtëpi.

Izvi Koci ka ardhur nga Italia, për të mbrojtur shtëpinë.

“Po na detyron të bëhemi kriminelë. Ta dijë mirë se nuk e lëshoj kaq kollaj, unë e mbroj me jetë”, thotë ai.

Banorë të tjerë, duket se i janë dorëzuar fatit pasi kanë nisur të largojnë sendet nga banesat.

Serian Alikaj edhe pse nuk ka rënë dakord për shembjen e banesës, ka filluar boshatisjen e shtëpisë.

“Ka një ditë kur votoj dhe atje do shprehem me votë kundër”, shprehet ai.

Më 19 janar nisi shembja e banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë.

Gjithsej, pritet të shemben 430 shtëpi që preken nga projekti i rindërtimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026