Banorja e ‘5 Majit’ gjobitet me 13 milionë lekë për ndërtim pa leje
Laureta po kalon 24 orët e fundit në lagjen ‘5 Maji’. Shtëpia e saj do të shembet dhe përveçse mbetet e pastrehë, i duhet të paguajë edhe një gjobë prej 13 milionë lekësh të vjetra të vendosura nga Bashkia Tiranë se ka ndërtuar pa leje.
Bashkë me 2 fëmijët e saj, ka dalë për të protestuar kundër gjobitjes.
Laureta pretendon se gjobën e ka marrë pas një zënke në ambientet e kuvendit me nënkryetarin e bashkisë.
“Hakmarrje ndaj ngritjes së zërit dhe nga debati i fundit që kam pasur më datë 10 shkurt me Maznikun. Kjo është personale mendoj unë, nuk është rastësi. 12 banesa para meje nuk janë gjobitur në asnjë moment”, thotë Laureta Nikolli.
Protestës i janë bashkuar dhe banorë të tjerë.
“Mbas 5-6 vjetësh që është bërë shtëpia, një shtëpi prej druri, i kanë vënë gjobë, nënë e 2 kalamajve. Gjobë shumë e turpshme. Laureta ka dalë në rrugë të madhe tani, pa shtëpi. Kjo është personale, nga inati, sepse Laureta është një nga personat që ka ngritur zërin më shumë”, thotë një prej banorëve.
Të martën e datës 22 shkurt do të shemben 12 banesa të tjera, mes tyre dhe e Lauretës. Por ajo thotë se nuk do ta lejojë.
“Nesër do bëjmë rezistencë, nëse ata nuk dinë të veprojnë ligjërisht, atëherë të mos presin që një popull, banorët e thjeshtë të reagojnë në mënyrë paqësore”, tha Laureta.
Euronews Albania u interesua pranë Bashkisë Tiranë se sa është numri i ndërtimeve pa leje dhe se sa janë gjobitur si Laureta, por ende nuk kemi marrë një përgjigje.
Deri më tani janë shembur rreth 30 banesa nga 430 në total, në zonën e “5 Majit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit