Barazim dramatik 1-1, Tirana proteston pas penalltisë së Elbasanit, Vllaznia kthehet te fitorja

24 Dhjetor 2025 | 21:42

Elbasani dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1 në kuadër të javës së 18-të të Superiores, në një ndeshje të shoqëruar me tension dhe polemika, për shkak të ngjarjeve të ndodhura në pjesën e dytë të takimit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka ndryshoi pas pushimit ku Tirana kaloi në avantazh në minutën e 66-të, falë golit të Tabekou. Njëmbëdhjetë minuta më vonë, gjyqtari Laver Alla akordoi një penallti në favor të Elbasanit, vendim që u kundërshtua ashpër nga miqtë.

Protestat e lojtarëve të Tiranës ishin të shumta, të cilët kërkuan edhe rishikimin e aksionit në VAR, por arbitri qëndroi i palëkundur në vendimin e tij. Tsague shënoi nga pika e bardhë në minutën e 77-të, duke barazuar shifrat në 1-1.

Menjëherë pas golit, lojtarët e Tiranës braktisën fushën në shenjë proteste ndërsa pas rreth 10 minutash qëndrimi në dhomat e zhveshjes, ata u rikthyen në fushë për të vazhduar ndeshjen, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Me këtë barazim, Elbasani ruan vendin e dytë në renditje me 33 pikë, ndërsa Tirana vijon të mbajë vendin e fundit me 10 pikë të grumbulluara.

Vllaznia u rikthye te fitorja pasi mposhti Flamurtarin me rezultatin 3-2 në stadiumin “Loro Boriçi” ku të besuarit e Edi Martinit luajtën më mirë se kundërshtari dhe gjetën avantazhin shumë shpejt me Balajn.

Ishte po ai që dyfishoi brenda fraksionit të parë, ndërsa Flamurtari reagoi me Maksutin.

Pjesa e parë përfundoi 2-1, por në të dytën shkodranët dolën me një marsh më tepër dhe shënuan golin e tretë me Yago. Asgjë nuk mbaroi aty, pasi Diawara riktheu një herë shpresat e vlonjatëve, por goli i tij mbeti thjesht për statistikë, pasi në vijim rezultati nuk ndryshoi.

Ndërsa në ndeshjen tjetër, Vora u rikthye te fitorja pas gjashtë takimesh pa sukses. Skuadra e drejtuar nga Arjan Bellaj mposhti bindshëm Bylisin me rezultatin 4-1, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Lexoni më tepër: Barazim dramatik 1-1, Tirana proteston pas penalltisë së Elbasanit, Vllaznia kthehet te fitorja
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026