Barcelona pa fat, Katalanasit barazojnë me Getafen, 9 kartona gjatë ndeshjes

14 Gusht 2023 | 15:27

Kampionët e Barcelonës nuk e kanë nisur siç duhet kampionatit spanjoll. Ata nuk kanë shkuar më shumë se barazimi përballë Getafes, në një ndeshje me shumë tension dhe kartona.

Kampionët e Barcelonës, nuk kanë shkuar më shumë se barazimi pa gola në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Getafes. Një sfidë kjo, që rezultoi e pafat dhe e ashpër për blaugranat, teksa u regjistruan në total plot 9 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq.

Rafinja dhe trajneri Çavi u përjashtuan nga gjyqtari në minutat 42 dhe 70, ndërkohë që Mata për vendasit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 57-të.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, me plot 14 raste shënimi katalanasit nuk patën saktësinë e duhur, duke regjistruar vetëm 4 gjuajtje në kuadrat, kundrejt 2 të vendasve.

Në duelin e javës së dytë, Barcelona do të presë Kadizin në shtëpi, ndërsa Getafe do të përballet me Zhironën në transfertë.  Nga ana tjetër, rivali kryesor i Barcelonës, Reali i Madridit, e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatit, teksa ka fituar 2-0 të shtunën kundër Atletik Bilbaos.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026