Barcelona ka shkarkuar trajnerin Xavi dhe do ta zëvëndësojë atë me ish-trajnerin e Bayern Munichut, Hansi Flick. Ai do ta drejtojë Barcelonën për herë të fundit të dielën, kur do të presë Sevillan në ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga. 44-vjeçari, të cili kontrata i përfundonte ne 2025, u informua për vendimin gjatë një takimi me presidentin e klubit Joan Laporta dhe drejtorin sportiv Deco të premten.
Një ndër arsyet për këtë vebdim është dhe fakti që Barcelona u eliminua nga Champsion League në fazën e çerekfinaleve nga Paris Saint-Germain, duke përfunduar kështu garën evropiane për këtë sezon.
Xavi, i cili kaloi 17 vite të suksesshme me Barcelonën si lojtar dhe doli nga akademia e famshme e klubit, mori drejtimin e skuadrës në nëntor të vitit 2021. Në sezonin e tij të parë të plotë si trajner i Barcelonës, Xavi arriti të rikthejë klubin në majat e futbollit spanjoll, duke fituar titullin e La Liga-s dhe Kupën e Spanjës.
Gjatë drejtimit të tij prej 141 ndeshjesh si trajner i Barcelonës, Xavi ka fituar 89 ndeshje, duke arritur një përqindje fitoreje prej 63%. Ky sukses e bën atë një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e klubit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Juventus shpëton sezonin, triumfon në Kupën e Italisë
- Pas 7-vitesh në Paris, Mbappe konfirmon largimin nga PSG