Barcelona zyrtarisht e akuzuar për korrupsion, ‘kapen’ pagesat e majme për gjyqtarët
Çështja ‘Negreira’ ka marrë përmasa edhe më të mëdha, ndërsa tani problemet për Barcelonën janë serioze. Klubi katalanas është zyrtarisht i akuzuar për korrupsion, teksa janë zbuluar provat ku skuadra spanjolle ka kryer pagesa të majme për gjyqtarët e futbollit atje. E thënë më thjeshtë pagesat e bëra ndaj Negreiras dhe miqve të tij përbëjnë një krim, për të cilin tashmë do të jetë gjykata ajo që do të thotë fjalën e fundit.
Gjyqtari i çështjes, Joaquin Aguirre të cilit i është ngarkuar çështja në fjalë, ka pohuar se bëhet fjalë për pagesa të cilat shkojnë në 7.5 milionë euro nga klubit katalanas në drejtim të Jose Maria Enriquez Negreira, i cilia ka mbajtur rolin e zëvendëspresidentit të komitetit teknik të gjyqtarëve. Të përfshirë në këtë ngjarje janë ish-drejtuesit e Barcelonës, konkretisht Bartomeu dhe Rosell, së bashku me Negreiran dhe djalin e tij.
Në dokument thuhet se asnjërit prej personazheve të cilët mbajnë poste publike nuk duhet t’u dërgohen pagesa, për faktin se cilësohen ryshfet dhe ndikim i drejtpërdrejtë në performancën e tyre. Më tej, ish-krerët e grupit të gjyqtarëve të futbollit kanë pastruar para, nga të cilat po ashtu lindën dyshimet për skandalin në fjalë. Kujtojmë se Negreira u largua nga posti në vitin 2018, ku menjëherë kërcënoi Bartomeun se nëse nuk do të vijonin ta paguanin, ai do të publikonte fakte që do ta groposnin klubin.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 08:50 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë rritet në 2,595, me 12,400 të plagosur
- 08:48 Peruja shpall gjendje të jashtëzakonshme në 22 rajone për shkak të rrezikut të përmbytjeve
- 08:46 Një tërmet i fortë godet Indonezinë, sa ishte magnituda
- 08:41 Embolo dhe Ndoye e çojnë Zvicrën në 16-shen e fundit të Kupës së Botës, duke mposhtur Algjerinë
- 08:28 Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë
- 07:51 Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë