Bardhi ftesë Bashës: Të përkrahë ngritjen e komisioneve hetimore

3 Tetor 2023 | 15:59

Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi gjatë një prononcimi për media në fund të mbledhjes së përbashkët të deputëve të PD, mbështetës të tij dhe të ish-kryeministrit Berisha, se maxhoranca po bllokon reformën zgjedhore.

Gjithashtu ai theksoi se propozimet e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për vetingun në politik dhe zgjedhjen e presidentit nga populli, se nuk kanë lidhje me reformën zgjedhore.

Madje ai ftoi kryedemokratin Basha që t’i bashkohet aksionit opozitar, duke mbështetur ngritjen e komisioneve hetimore në shëndetësi, sistemin Tims dhe reformën zgjedhore, pasi “paguhet” për të bërë të bërë opozitë.

“Nuk kam çfarë të shoh, janë çështje që trajtohen nga PD prej vitesh. Vettingu politik propozohet prej vitesh dhe s’ka lidhje me Reformën Zgjedhore.

Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejë bashkë me ne.

Unë i qëndroj çdo firme që hedh. Vettingu politik është draft në Kuvend, e ftoj kolegun Basha që të vijë të flasë në parlament dhe të bëjë që ky draft të shkojë përpara. Gjithashtu dy apo 3 çështje të tjera të propozuara nga ai s’kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.

Paguhet për të ardhur dhe për të bërë opozitë në parlament, ta nisë që të enjten duke përkrahur Komision Parlamentar për sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi.

Të vijë të bashkohet në këto iniciativa sepse e ka për detyrë!”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026