Bardhi i përgjigjet Edi Ramës: Ke pasion burgosjen e deputetëve të opozitës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka vijuar replikat në distancë me kryeministrin Edi Rama, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të dënuar me 1 vit burg deputetin e PD Ervin Salianji, për dosjen ‘Babale’.
Përmes një postimi Bardhi shkruan se një nga pasionet e Ramës është burgosja e deputetëve të opozitës.
Po ashtu Bardhi shprehet se Rama është i vetmi kryeministër në botë që bëri ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti droge të dënuar nga një vend i BE-së.
Reagimi i Bardhit:
E kuptoj që një nga pasionet e fundit të Edi Ramës është burgosja e deputetëve të opozitës. Është tundimi i çdo politikani, pushteti i të cilit nuk vjen nga vota, por nga krimi dhe korrupsioni.
E kuptoj pse nuk përmbahet edhe kur e ngjyen penën në llumin e tij personal dhe politik. Edi Ramën e shqetëson e vërteta! Ai s’mbulon dot diellin me shoshë me fjalorin e tij të pështirë.
Faktet janë se:
- Edi Rama është Kryeministri i vetëm në botë që bëri Ministër të Brendshëm vëllanë e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!
- Edi Rama është i vetmi Kryministër në botë që akuzohet nga zëvendësi i tij se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emërojë Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH.
- Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që ka vëllanë të dyshuar si trafikant droge. (Kallëzimi im në SPAK, në çdo formë që ti e quan, nuk e ndryshon dot faktin se Olsi Rama përdori makinën e trafikantëve të drogës në të njëjtën kohë që ata ngritën laboratorin e drogës në vitin e parë të qeverisjes së vëllait kryeministër – Procedimi 84, viti 2024).
- Edi Rama është i vetmi Kryeministër në Europë që trafikantët e drogës, vrasësit dhe përdhunuesit i bëre deputetë dhe kryebashkiakë.
Kurdo që ta ngjyejë bojën ose të fusë kokën në llumin e vet të pështirë Edi Rama nuk duhet të harrojë një mësim të vyer të historisë së njerëzimit:
Diktatorët nuk zgjasin përgjithmonë!
P.s: Ka Geroni vëlla; por ka edhe Olsi! Madje ka një vëlla jo vetëm frikacak e të paftyrë, por edhe tërësisht vulgar e me nervat jashtë kontrollit! Fatmir Xhafaj e kreu detyrën me shumë “dinjitet”, aq sa për karrigen e pushtetit e dorëzoi në burg të vëllain me duart e tij, vetëm që të mos ballafaqohej me Ervin Salianjin në gjykatë! Taksirat e ke, si vëlla i mirë që je, dhe si zyrtar po me aq “dinjitet”, bëj edhe ti të njëjtën gjë! Por kujtohu, Fatmir Xhafajt nuk i mjaftoi për të qëndruar në pushtet dhe as ty nuk do të mjaftojë!
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve