Barnat me rimbursim, farmacistët: Ulja e çmimit sjell dëme të përvitshme financiare

5 Mars 2025 | 16:53

Prej 1 marsit farmacistët janë përballur me listën e re të çmimeve të barnave të rimbursuara të dalë nga procesi i indeksimit dhe që ka sjell ulje të tyre. Ata thonë se kjo ulje e çmimeve ju faturon atyre një dëm financiar që është i përvitshëm, pasi ka një diskordancë midis çmimeve të barnave që gjenden në farmaci dhe atyre që rimburson shteti, i cili tashmë jep më pak para.

 “Kjo rënie e çmimit në mënyrë imediate sjell moskorespondim të çmimit të barit që ka farmacia me çmimin që imponon lista dhe ky dëm financiar imponohet në farmacitë e rrjetit të hapur të cilat kanë një stok”,-tha Diana Toma, farmaciste.

Por sipas Tomës, të prekur nga ky indeksim do të jenë edhe qytetarët që do paguajnë më shumë para nëse zgjedhin të mos marrin alternativën e parë të listës..

Nqs ky qytetarë ka marr një bar jo të variantit të parë me 0 pagesë, por ka marr një variant tjetër, ka paguar 2 lek, tani do paguaj 4 dhe 6, sepse çmimet që ofrohet bari janë më të ulëta”.

Por cili është sugjerimi i ekspertëve për të zgjidhur këtë problematikë.

“Dalja e listës së barnave të rimbursueshme dhe indeksimi të bëhen në të njëjtën periudhë. Kjo do dëmtonte në mënyrë të moderuar subjektin farmaceutik dhe nuk do shkaktonte kaos”,-tha farmacistja.

Indeksimi i çmimit të barnave bëhet duke u bazuar mbi deklarimet e çmimeve të barnave që bëjnë kompanitë farmaceutike në 3 mujorin e fundit dhe tregut të monedhave të huaja. Lista e fundit e barnave e përditësuar është në korrik të 2024, ndërsa sot farmacistët përballen me çmime të reja por jo ndryshim të listës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026