“Basha ka qenë pranë nesh, s’ka ikur asnjëherë”, Karabina: U tërhoq për PD-në
18 Qershor 2023 |
18:11
Anëtarja e kryesisë së PD, Mirela Karabina tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Basha ka qenë gjatë gjithë kohës mbështetës i PD në fushatë, edhe pse jo publikisht.
Sipas saj, Basha s’ka ikur asnjëherë nga PD dhe tërheqja e bërë mbi 1 vit më parë ishte për të mirën e partisë.
“Basha nuk ka qenë publikisht, por ka qenë mbështetës gjatë gjithë fushatës, publikisht zgjodhi të mos dilte duke qenë se PD drejtohej nga Alibeaj. Basha ka qenë pranë nesh, nuk ka ikur asnjëherë. Basha bëri një tërheqje që demokratët të gjenin një zgjidhje. E bëri këtë tërheqje për të mirën e PD”, tha Karabina.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha në Dibër: Demokratët bashkohen përmes vlerave, t’u kthejmë vendimarrjen
- Basha apo Berisha? Fatbardh Kadilli flet për të ardhmen e PD-së
Lajme të Sugjeruara
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë