Basha në Njësinë 7 në Tiranë: Vetting-u në politikë po mirëpritet nga qytetarët

28 Tetor 2023 | 13:55

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi këtë të shtunë takime me banorë të Njësisë 7 në kryeqytet.

Gjatë bisedave rastësore, Basha mori mbështetjen e qytetarëve për Vetting-un në politikë propozuar prej tij, si mënyra e vetme për të pastruar politikën.

Kreu i PD theksoi se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë për të patur një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

“Derë me derë, lagje më lagje e qytet më qytet, për të dëgjuar zërin e qytetarëve, shqetësimet por edhe për të ndarë idetë se si mund të dalim nga kjo situatë e vështirë ekonomike.

Qytetarët i kanë mirëpritur propozimet e mia që vetting-u në politikë të faktojë kush janë politikanët e korruptuar. Ata duan që ta zgjedhin vetë deputetin e tyre dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë e po kështu që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli.

Duhet t’i jepet fund paprekshmërisë për një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, thjesht duhet ta shndërrojmë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët”, – shkruan Basha në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

Gjyqi në GJKKO, avokati Cakrani: CEZ-DIA është lobuar për të goditur Metën, në 2009 nuk ka qenë funksionar

Këtë të mërkurë po mbahet në GJKKO seanca e radhës për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. I pranishëm në seancë është avokati...
11:05 | 24/06/2026

Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë

Gjykata e Durrësit ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të...
10:38 | 24/06/2026