Basha sulmon Berishën: Frymë përçarëse mes demokratëve
“Vazhdon një frymë përçarëse nga një grup njerëzit që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës, mbi sakrificat e demokratëve”.
Kështu deklaroi deputeti Lulzim Basha mesditën e sotme, ku sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha se po vendos në plan të parë interesat e tij.
“Kjo është përdorur për të vazhduar frymën e përçarjes në parimin që kush nuk është me mua, kush nuk i nënshtrohet qëndrimit tij shpallet armik dhe kulak, siç e keni parë me sulmet qe i bën Enkelejd Alibeaj”, shtoi ai.
Basha nënvizoi se raporti i DASH konfirmoi kauzat e ngritura nga selia blu.
“Ju keni parë raportin e DASH që konfirmon kauzat tona. Interesat e ngushta personale po mbajnë peng këtë aksion. Njësoj siç është pushtuar në mënyrë të paligjshme selia, është pushtuar edhe hapësira e aksionit opozitar”, tha deputeti.
Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj se po nxit përçarjen në parti duke ndërhyrë për të penguar zgjedhjet e kryetarëve të degëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta