“Bashës i duhen 19 vota për të marrë grupin”, Bardhi: I jap timen nëse…

4 Shtator 2023 | 09:54

Ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në një komunikim për mediat jashtë godinës së Kuvendit se do i japë votën Lulzim Bashës nëse ai fiton besimin e 18 kolegëve të tjerë.

Sipas tij është domosdoshmëri tashmë që vendi të ketë një opozitë.

“Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike është ai që gëzon besimin me votë të shumicës së deputetëve të grupit parlamentar të PD-së. Aktualisht nevojiten 19 vota pro që të zgjidhesh kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Zoti Basha do të duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve. Vota e 19-të pro tij, do të jetë e Gazment Bardhit,” – u shpreh Bardhi.

Sipas tij opozita aktuale po i jep komoditet të pamerituar qeverisë.

“Ky është qëllimi i takimit të nesërm. Cilido deputet që e ndjen veten opozitar, është i ftuar në këtë takim të përbashkët të të gjithë deputetëve të dalë nga lista e deputetëve të dalë nga lista e deputetëve të Partisë Demokratike. Sigurisht, zoti Basha, si një prej 59 deputetëve është i ftuar të marrë pjesë në këtë takim. Aty ka dhe gjithë mundësinë e tij për  të shprehur ambicien, sepse unë nuk e kam ditur që e ka, për të shprehur ambicien për t’u zgjedhur kryetar i grupit parlamentar. Do duhet të bëjë 18 vota, vota e 19-të pro do të jetë e Gazment Bardhit,” – deklaroi deputeti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026