‘Bashkëpunim vetëm me Berishën’, Meta: Ramës do i vijë fundi nga populli
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim me mediat në premten tha se partia e tij do të bashkëpunojë me të vetmen PD që njeh, atë që drejtohet nga Sali Berisha.
Sipas tij zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i vendosjes së llogaridhënies.
“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD, që është një vetëm një, që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar”, tha Meta.
Ish-presidenti e cilësoi sadiste sjelljen e kryeministrit ndaj popullit që sipas tij do t’i sjellë edhe fundin e pushtetit.
“Unë besoj tek populli, këta e nënvlerësojnë popullin, meqë mendon se e ka futur në laborator dhe mund të bëjë ç’të dojë me ta. Do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë për të gjithë sadizmin që po tregon. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në burg”, tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 19:54 Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe