Bashkëpunimi RMV-Greqi, Osmani: Ta shndërrojmë partneritetin strategjik në miqësi të qëndrueshme dhe afatgjate
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani zhvilloi të enjten vizitë zyrtare në Greqi ku u takua me presidenten e vendit, Katerina Sakellaropoulou, Kryeministrin Micotakis, ministrin e Jashtëm Nikos Dendias dhe ministrin alternativ për Çështje Evropiane, Miltiadis Varvitsiotis.
Bashkëpunimi ekonomik, integrimi në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi si vende antare te Natos ishin disa nga temat e diskutuara ne këto takime
“Si fqinj i drejtpërdrejt, njëherësh edhe anëtare e BE-së, vlerësoj se është shumë e rëndësishme mbështetja parimore nga ana e Greqisë për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, pa vonesë,” – theksoi Bujar Osmani në konferencën e përbashkët me ministrin grek.
Gjatë takimeve, u nënshkruan tre memorandume për mirëkuptim mes dy vendeve për bashkëpunim në sferën e investimeve dhe tregtisë së jashtme mes ndërmarrjeve Greqia SA dhe Invest nga Maqedonia e Veriut, për bashkëpunim mes ministrive për punë të jashtme në edukimin e diplomatëve dhe për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes civile.
Në një reagim në rrjetet sociale pas takimit me Micotakis, Osmani shkruan se “vetëm me përpjekje të përbashkëta mund ta shndërrojmë partneritetin strategjik në miqësi te qëndrueshme dhe afatgjatë”.
Gazetari i Euronews Albania, Benjamin Arifi tha se për mediat verio-maqedonase ka bërë përshtypje deklarata e Nikos Dendias pas takimit, ku ka kërkuar më shumë për implementimin e marrëveshjes së Prespës, marrëveshje e cila rregullon çështjen e emrit të shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Mediat verio-maqedonase e kanë cilësuar si deklaratë që shkon shumë larg atë të Dendias. Ky sipas Arifit kërkoi që të ndërpritet përdorimi i simboleve të maqedonasve antikë, të ndalohet përdorimi i emrit Maqedoni, emri i ri i shtetit, Maqedoni e Veriut të mos përdoret vetëm nga institucionet, por edhe subjektet private në çfarëdolloj marrëdhënieje.
“Reagimet kanë qenë të shumta pasi marrëdhëniet ndërshtetërore mund të rregullohen me marrëveshje, por çështjet private dhe individuale janë të një konteksti tjetër,” – tha gazetari Arifi.
Rreth dy vite e gjysme më parë Shkupi dhe Athina nënshkruan të ashtuquajturën marrëveshje të Prespës, e cila i dha zgjidhje problemit të emrit të shtetit, emër i kontestuar nga Greqia për çështje të karakterit historik. Kjo marrëveshje ka si afat kohor për implementimin e saj pesë vite.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona