Bashkia e Korçës kërkon lirimin e hapësirave publike në Pazarin e Vjetër, reagojnë tregtarët

10 Prill 2026 | 11:40

Bashkia e Korçës ka kërkuar nga tregtarët ambulantë dhe jo vetëm që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Pazarin pas teatrit, si dhe nga tregtarët e tjerë që operojnë përgjatë Pazarit të Vjetër deri tek shërbimi zjarrfikës, të lirojnë hapësirat publike.

Kjo kërkesë ka sjellë edhe reagimin e tregtarëve, të cilët shprehen se këto hapësira i kanë përdorur për të reklamuar mallin që tregtojnë.

Sipas tyre, në rast se nuk lejohen të reklamojnë mallin e tyre, ata e kanë të pamundur të ushtrojnë biznes në këto zona.

“Erdhi Policia Bashkiake, vetëm qepenin, asgjë jashtë, nuk duan asgjë jashtë. Dëmtohemi, jemi të dëmtuar e me reklamë, ska njerëz Korça, 3-4 gjëra e të falimentuar jemi. Do ikim çdo bëjmë, po nuk reklamuam nuk te vjen njeri”

“Nuk njihet si dyqan njëherë, çdo besh brenda po nuk hape? Kjo është rrugë e fshehtë, kujt i prish punë? Ku ka njerëz, mosha mbi mua 60-70, tre here e shesim një gjë, e kthejnë etj. E merrni me kile”, thonë tregtarët.

Në këto tregje ushtrojnë aktivitetin e tyre më shumë se 200 biznese, ndërsa bashkia pas një takimi që ka patur me një përfaqësi të këtyre tregtarëve u ka bërë me dije se mund të reklamojnë mallin e tyre në një hapësirë të kufizuar, pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro

Policia gjermane po heton zhdukjen misterioze të 20 tonëve djathë Emmental, të cilët nuk mbërritën kurrë në destinacion gjatë transportit nga Bavaria drejt Francës. Sipas...
13:36 | 14/07/2026

Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike,...
13:20 | 14/07/2026