Bayern Munich dhe Barcelona ndjekin sulmuesin shqiptar Fisnik Asllani
Bayern i Mynihut është skuadra e radhës që ka shprehur interes për transferimin e sulmuesit shqiptar Fisnik Asllani ndërsa për yllin e përfaqësueses dardane interesohet gjithashtu dhe Barcelona.
Fisnik Asllani ka shkëlqyer në kampionatin gjerman të futbollit, duke u bërë një emër i kërkuar në merkato.
Sulmuesi i Hoffenheim në Bundesligën e parë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, ndër të fundit raportohet interesi i Bayern, kampion në fuqi i Gjermanisë.
Mediat gjermane konfirmojnë se skautët e bavarezëve ndjekin nga afër lëvizjet e Asllanit.
Në vitin 2020, Asllani u transferua nga Union Berlin te Hoffenheim, por fillimisht u huazua te Austria Vienna dhe më pas te Elversberg.
Paraqitjet e 23-vjeçarit kanë qenë shumë të mira, ndërsa këtë verë u rikthye sërish te Hoffenheim, ku po vazhdon të shkëlqejë.
Asllani është titullar i padiskutueshëm për Hoffenheim, por klubi do ta ketë të vështirë ta mbajë për shumë gjatë. Krahas Bayern, më herët për sulmuesin është interesuar edhe Barcelona.
Bavarezët planifikojnë ta shohin Asllanin si zëvendësues të Harry Kane, për të cilin është përfolur largimi vitin e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës