Bazë e NATO-s në portin e Durrësit, Rama takon sot Stoltenberg në Bruksel

13 Korrik 2022 | 07:57

Kryeministri Edi Rama do të takohet këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit, në orën 13:15 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp mes Ramës dhe Stoltenberg.

Qëllimi i takimit është mbi ndihmën që Shqipëria po kërkon për ndërtimin e një bazë ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit.

Më herët për këtë projekt kryeministri Rama ka deklaruar se ka një vlerë të jashtëzakonshme për vendin tonë.

“Kemi folur për projektin tonë, do rikthehemi në Bruksel për të vazhduat diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e Durrësit, që do jetë në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake”, u shpreh Rama disa ditë më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026