BE i kërkon Qeverisë së re në Mal të Zi t’i përmbushë reformat për anëtarësim

31 Tetor 2023 | 15:21

Bashkimi Evropian (BE) e ka mirëpritur formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi të martën, por i ka bërë thirrje asaj të angazhohet menjëherë për t’i përmbushur sa më shpejt reformat e nevojshme për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në BE.

Të martën në mëngjes, Kuvendi i Malit të Zi, e zgjodhi Qeverinë e kryeministrit Millojko Spajiç pas një seance plenare që zgjati tërë natën.

“Po ashtu, presim nga Mali i zi që ta mbajë rekordin e pathyeshëm të përshtatjes me BE-në në çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë“, tha BE-ja në një komunikatë për media të martën.

Mali i Zi i ka mbështetur plotësisht qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe sigurisë, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë.

Por, ka pasur druajtje se ardhja në pushtet e partive pro-ruse dhe pro-serbe mund ta vënë në pikëpyetje këtë.

Dhe pikërisht votimi i Qeverisë së re u mundësua pasi aleanca pro-serbe dhe pro-ruse Për një Mal të Zi më të mirë, që udhëhiqet nga Andrija Mandiç, ra dakord të mbështeste zgjedhjen e Spajiçit, në këmbim që Mandiç të zgjidhej kryetar i Parlamentit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë

Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës së kësaj të shtune në Tiranë, kanë vendosur që ta kalojnë natën në sheshin para...
21:35 | 20/06/2026

Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë në qendër të Tiranës në kuadër të protestës së 21-të qytetare, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë...
20:56 | 20/06/2026

Aktivisti Arben Kola flet nga protesta: Qëndresa do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë

Protestës së kësaj të shtune, e cila ka hyrë në ditën e saj të 21-të, i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, duke rritur ndjeshëm...
20:30 | 20/06/2026