Rama nga Brukseli: BE nuk i mbajti premtimet, por për ne kjo u kthye në një bekim
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Europian, forum i përhershëm i dialogut mbi të ardhmen e zgjerimit dhe integrimin e vendeve kandidate.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë vlerësoi dinamiken e re që, sipas tij, ka marrë procesi i zgjerimit muajt e fundit, duke nënvizuar rolin e komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos.
“Këto muaj, komisionerja Marta Kos i ka mbushur me lëvizje dhe me rezultate të prekshme. Deri vonë besoja se Brukseli ishte varrosur përfundimisht dhe nuk kishte më shans të ringjallej,” deklaroi Rama, duke shtuar se tashmë procesi ka sjellë “debat kaq konstruktiv dhe oksigjen të pastër në politikën europiane sa nuk mbaj mend kur ka ndodhur herën e fundit”.
Rama e përshkroi rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së si të vështirë dhe shpesh të padrejtë.
“Për Shqipërinë ky rrugëtim nuk ka qenë një rrugë e drejtë dhe e mbushur me duartrokitje. Ka qenë një udhë e gjatë, shpesh e stigmatizuar dhe me stereotipe të amplifikuara nga mediat perëndimore,” theksoi ai.
Kryeministri pranoi se BE nuk i ka qëndruar gjithmonë premtimeve të saj ndaj Shqipërisë, por e konsideroi këtë një “bekim të çuditshëm”.
“BE nuk i mbajti premtimet e saj, por për ne kjo u shndërrua në një lloj bekimi. Vazhduam reformat sepse i bënim për vendin tonë dhe jo për Brukselin. Sot BE mbetet burimi ynë i hapur i njohurive dhe ne po punojmë çdo ditë që të jemi plotësisht gati kur të vijë momenti i duhur për anëtarësim,” përfundoi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës