Bello-sipërmarrësit: Mos diferenco veriun dhe jugun, jemi të gjithë mikpritës
Valentin Maçaj themelues i “Orës së Mirditës”, i cili ka shumë kontakte me turistët u përplas në studion e “Now me Erla Mëhillin” me zv. ministren e Turizmit, Vilma Bellon, sa i takon mikpritjes së veriut dhe jugut.
Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një turizëm që mbi të gjitha të jetë mikpritës dhe këtë veriu e ofron kryesisht.
Ndërkohë, Bello i tha se të krahasonte shqiptarët e veriut dhe jugut për mikpritje ishte një diskutim që nuk kishte vend.
“Të them diçka nëse do të ma mirëkuptoni të lutem. Ne e kemi turizmin mikpritës sepse është një nga karakteristikat e para të cilën na e cilësojnë të parën turistët, mikpritje, ushqim dhe pasuri natyrore. Nëse ma mirëkupton se unë veriorët i dua fort, por po ta them se mu duk sikur doje të bëjë një diskurs për të dalluar veriun nga jugu, nuk e pranoj këtë gjë,” – u shpreh Bello.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim